VIDEO/ Euroderbi i Champions i takon Real Madridit, goleadë e Arsenal, barazim në Dortmund-Lille

by Nexhat

Ndeshjet e kësaj të marte në Champions League dhuruan emocione. Real Madrid mundi 2-1 Atletico Madrid, në një sfidë spektakolare. Rodrygo ndëshkoi Los Colchoneros në minutën e katërt, duke ndezur festën në stadium. Ekipi i Simeones nuk qëndroi duarkryq dhe me një eurogol çoi shifrat në 1-1. Me një të djathtë nga brenda zonës, në të 55-tën Diaz mposhti portierin kundërshtar. Rastet nuk munguan deri në fund, por gjithsesi shifrat mbetën të njëjta

Spikat triumfi 1-7 i Arsenal ndaj PSV, ndërsa Dortmund-Lille përfundoi 1-1. Kujtojmë se kjo fazë e Champions është me dy takime dhe ekipet e kualifikuara do mësohen pas sfidave të kthimit

banner
banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy