U përjashtua nga Kongresi sepse ia ndërpreu fjalën Trumpit, kongresisti amerikan thotë se nuk është pishman(VIDEO)

by Nexhat

Kongresisti demokrat, Al Green tha sot se do t’i “pranojë pasojat” për ndërhyrjen që bëri në fjalimin e presidentit amerikan, Donald Trump në Capitol Hill.

Ai deklaroi për mediat se do ta përsëriste veprimin edhe pse nëse sërish do të përjashtohej nga Kongresi amerikan.

banner

“Nuk jam i zemëruar me folësin. Nuk jam i zemëruar me oficerët. Nuk jam i shqetësuar për anëtarët që do të paraqesin propozime për të më dënuar. Do të përballoj pasojat”, tha ai para gazetarëve, pasi republikanët kanë paraqitur formalisht një rezolutë për ta dënuar demokratin, shkruan cnn

“Por, duhet të shtoj këtë: Ajo që bëra ishte nga zemra. Njerëzit po vuajnë. Dhe unë po flisja për Medicaid. Nuk thashë thjesht se nuk keni një mandat. Thashë nuk keni një mandat për të prerë Medicaid”, tha ai

Ai tha se nuk ka folur me udhëheqësin e demokratëve në Kongres për protestën gjatë fjalimit të Trumpit.

“Do të pranoj dënimet, çfarëdo që të jenë ato. Por, do të jem i sinqertë. Do ta bëja përsëri. Do ta bëja përsëri”, shtoi ai.

Ndryshe, Trump ka mbajtur fjalimin e parë në Kongresi pasi u bë president për herë të dytë i SHBA-së

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy