Juventusi turpërohet në shtëpi nga Atalanta, mposhtet me rezultat të thellë

by Nexhat

Juventus ka pësuar humbje me rezultat të thellë 4-0 në shtëpi ndaj Atalantës në kuadër të javës së 28-të në elitën e futbollit italian. 

Golin e avantazhit mysafirët e shënuan në minutën e 29-të përmes Mateo Reteguit i cili ishte i saktë nga pika e bardhë për rezultatin 1-0. 

banner

Në sekondat e fundit të pjesës së parë, Ademola Lookman pati dy raste të njëpasnjëshme ku tek njëra goditi shtyllën, ndërsa tek tjetra u ndal nga portieri vendas Di Gregorio. 

Me të filluar pjesa e dytë, të besuarit e Gian Piero Gasperinit gjetën golin e dytë përmes Marten De Roon, i cili në minutën e 46-të realizoi për 2-0

Mysafirët nuk u ndalën më kaq dhe në minutën e 66-të pas një super aksioni, ata gjetën rrjetën edhe një herë tjetër përmes Davide Zappacostas i cili realizoi për 3-0. 

Goditjen përfundimtare ‘Zonjës së Vjetër’ ia dha Ademola Lookman (77’) i cili shfrytëzoi një pasim të gabuar nga Dusan Vlahovic për të shënuar për rezultatin përfundimtar 4-0. 

Pas kësaj humbje, Juventus mbetet në kuotën e 52 pikëve dhe momentalisht mban pozitën e katërt, të cilën mund ta humbasë nëse Lazio nesër (e hënë) triumfon ndaj Udineses

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy