Rama ironizon opozitën: Nuk ka makijazh trumpist që e ndryshon kënetën

by Nexhat

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama nuk ka kursyer ironitë ndaj opozitës në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste. Duke komentuar ardhjen e këshilltarit të ri të fushatës së PD-së Christopher Joseph LaCivita, Rama u shpreh se askush nuk mund të ndryshojë diferencën mes PS dhe opozitës të cilës i referohet me fjalën kënetë.

“Nuk ka truk mediatik dhe propagandistik, apo turist që vjen me kush e di çfarë page nga Amerika për të bërë një makijazh trampist të fushatës së atyre forcave që e ndryshon këtë thelb.Në momentin kur ne bëhemi anëtarë të BE-së, se kush qeveris në Shqipëri bëhet relativisht e rëndësishme për ata, por edhe për themelet e funksionimit të shtetit shqiptar”, tha Rama.

banner

“Ky është thelbi i ndarjes si dita me natën ose nata me ditën mes nesh dhe kënetës, por ky është thelbi që ndan nëse Shqipëria dhe shqiptarët do ta shfrytëzojnë dritaren e hapur dhe do të bëhen anëtarë të BE-së, duke i mbyllur negociatat në 2027 dhe duke hyrë brenda kësaj dekade apo nëse do të mbetemi si ndonjë shtet tjetër këtu në rajon që e ka të ardhmen komplet të paqartë. Ne nuk jemi Bosnjë Hercegovina, ne jemi Republika e Shqipërisë dhe ne i kemi të gjitha ato që na duhen për ta shfrytëzuar këtë dritare. Por, duhet që shqiptarët të na japin mandatin më të fortë që kemi pasur ndonjëherë qysh prej vitit 2013″, shtoi ai.

Ndalur te SPAK ai theksoi sërish se të vetmen garanci ka Partinë Socialiste.

Ne jemi garancia e reformës në drejtësi, të tjerët kanë thënë që do shkrijnë reformën në drejtësi dhe do neutralizojnë SPAK. Kjo mund të bëhet vetëm nga forca që hallet e tyre me drejtësinë i ka më të mëdha sesa lidhjet e tyre me interesin kombëtar dhe interesin publik. Këto forca janë të shpallur dhe i njeh gjithë bota“, shtoi më tej

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy