Arne Slot ka dhënë miratimin e tij për transferimin e top yllit të Ligës Premier

by Nexhat

Liverpooli pritet që të bëjë një lëvizje në treg për transferimin e një mbrojtësi të majtë gjatë afatit kalimtar veror. 

‘Të Kuqtë’ po shijojnë një sezon fantastik deri më tani, teksa momentalisht janë në pozitën e parë në Ligën Premier me 15 pikë më shumë se Arsenali. 

banner

Ata gjithashtu janë kualifikuar në finale të Carabao dhe kanë një avantazh prej 1-0 ndaj PSG-së pas ndeshjes së parë në Ligën e Kampionëve. 

Pavarësisht suksesit në fushë, ka disa pozita të ndryshme në të cilat Slot do të dëshironte që ekipi të përforcohej. 

E ardhmja e Mo Salah, Virgil Van Dijk dhe Trent Alexander-Arnold është ende e paqartë, pasi kësaj treshe iu skadojnë kontratat në fund të sezonit

Mbrojtësi i majtë, Andrew Robertson ka bërë disa gabime dhe ka dështuar që të bëjë një asistim këtë sezon në Ligën Premier. 

Të dielën, tifozët në rrjetet sociale identifikuan Milos Kerkez të Bournemouth si një zëvendësues të mundshëm për Robertson. 

Gazetari Fabrizio Romano ka dhënë një përditësim sa i përket të ardhmes së Kerkez, duke shpjeguar se Liverpooli pati edhe vitin e kaluar interesim për dhe mbeten të etur që ta transferojnë në verën e këtij viti. 

Ai e citoi faktin se drejtori i Liverpoolit, Richard Hughes e njeh shumë mbrojtësin e majtë nga periudha sa kishte punuar tek Bournemouth. 

Italiani gjithashtu pretenedoi se Slot dëshiron transferimin e një qendërmbrojtësi dhe një mbrojtësi të majtë këtë verë, me Kerkez që është njëri ndër tre emrat kryesor që janë aprovuar nga tekniku holandez. 

21-vjeçari ka dhuruar pesë asistime dhe dy gola në 28 ndeshje në kampionat këtë sezon dhe ka kontratë me Bournemouth deri në qershor të vitit 2028.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy