Rashica shkon përtej pritshmërive, drejt sezonit më të mirë në Turqi

by Nexhat

Milot Rashica është duke e rikthyer dalëngadalë formën optimale.

Ylli kosovar është duke bërë paraqitje pozitive në këtë sezon me Besiktasin.

banner

28 vjeçari, i cili u transferua në ekipin Bardhezi në fillim të sezonit të kaluar, deri tash në këtë edicion i ka zhvilluar 30 ndeshje, ndërsa i ka shënuar 4 gola dhe i ka bërë 9 asistime, duke kontribuuar në 13 gola të ekipit nga Superliga turke.

Përfaqësuesi kosovar tashmë e ka kaluar kontributin e tij në gola nga sezoni i kaluar, shkruan mediumi turk “Sporx”,

Në edicionin 2023/24, sulmuesi i krahut i kishte zhvilluar 41 ndeshje me skuadrën nga Stambolli, ndërsa i kishte realizuar 5 gola dhe i kishte dhënë 7 asistime, duke kontribuuar në total në 12 gola.

E neëse e shënon edhe një gol ose nëse e bën edhe një asistim në ligë apo në kupë, vushtrriasi do ta regjistrojë sezonin me kontributin më të lartë në gola që kur është transferuar në Turqi.

Në sezonin 2022/23, Rashica luajti në forma huazimi në Galatasaray, ndërsa në 30 ndeshje i realizoi 6 gola dhe i bëri 7 asistime, duke kontribuuar në 13 gola me ekipin Verdhekuq.

Me ardhjen e trajnerit Solskjaer, Rashica i ka realizuar 3 gola dhe i ka bërë 4 asistime, duke u bërë njëri nga lojtarët më të spikatur të skuadrës Bardhezi në sulm.

Në ndeshjet e fundit, Rashica, së bashku me Rafa Silva, është bërë një nga armët më të rëndësishme të Besiktasit për të shënuar gola

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy