Zgjedhjet e 11 Majit, Rama: Mund të mos jem fare në listën e kandidatëve për deputetë

by Nexhat

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama nga mbledhja e grupit deklaroi sot se mund të mos jetë farë në listën e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 11 majit.

“E njëjta gjë vlen në rastin tim. Me thënë të drejtën as e kam pasur, as e kam idenë pse unë duhet të jem aty në atë Parlament për sa kohë e kam këtë detyrë dhe nga ana tjetër do ishte një hyrje në hak ndaj të tjerëve që të vendosej emri im dhe pastaj të vinin votat dhe të çorientoheshin njerëzit. Kështu që kush është në listën e hapur duhet të jetë në një garë shumë të barabartë. Ndërkohë vendimin për veten time nuk e kam akoma të marrë plotësisht, se mund edhe të mos jem fare në listë duke qenë deputet i të gjithëve për detyrën që kam dhe për të mos i zënë vendin askujt. Kjo është pak a shumë pamja sot”, tha Rama. 

banner

Kjo përgjigje e Ramës ka qenë disi befasuese pasi prej 48 orësh përflitej se ai mund të garonte në listën e hapur të Partisë Socialiste për qarkun e Tiranës. Megjithatë Rama nuk ka dhënë një përgjigje përfundimtare duke e lënë të hapur mundësinë e kandidimit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy