Ylli i Man Utd largohet nga kombëtarja pasi trajneri tha se ai nuk e meriton ftesën

by Nexhat

Një lojtar i Manchester United është larguar nga kombëtarja pasi trajneri tha se ai ‘nuk e meriton’ ftesën. 

United luajti baras me rezultat 1-1 ndaj Arsenalit në ‘Old Trafford’ në kuadër të Ligës Premier. 

banner

‘Djajtë e Kuq’ patën 10 goditje ku gjashtë prej tyre ishin në kuadratin e portës, por jo mjaftueshëm për të marrë tri pikët. 

Forma e dobët e sulmit tek Unitedi ka qenë shpeshherë temë diskutimi gjatë këtij sezoni, me Joshua Zirkzee dhe Rasmus Hojlund që së bashku kanë realizuar në total pesë gola

Si rezultat, Zirkzee është lënë jashtë ekipit të Holandës për ndeshjet e tyre të radhës ndaj Spanjës në çerekfinale të Ligës së Kombeve. 

Sulmuesi më herët kishte qenë i përfshirë në tri grumbullimet e fundit nga Ronald Koeman. 

61-vjeçari dha arsyet e tij pse e la Zirkzeen jashtë, duke pretenduar se ai nuk është mjaftueshëm i mirë në një intervistë për Studio Voetbal. 

“Ai nuk ishte në listën preliminare sepse nuk besoj se është mjaftueshëm i mirë për momentin, veçanërisht në skanimin e lojës”. 

“Po, në parim, forma dhe gjendja fizike gjithmonë kryeson, por kjo nuk është gjithmonë e mundur”. 

“Ne kemi shumë mbrojtës dhe mesfushorë, por në një farë mënyrë kemi opsione të limituara në sulm”, ka thënë Koeman

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy