Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama tha se në fund të vitit të ardhshëm do të jetë gati modeli i prokurimeve publike me Inteligjencë Artificiale.
Kreu i qeverisë u shpreh se për këtë janë duke punuar me Microsoft dhe sipas tij ky do të jetë modeli i parë në Europë.
“Po punojmë me Microsoft për të përgatitur prokurimin me IA 360 gradë që do jetë modeli i parë në Europë i prokurimeve pa kontaktin njerëzor në 95 % të procesit. Shpresojmë që deri në fund të vitit tjetër të jetë gati për të funksionuar. Pastaj asnjë vend mesdhetar i BE nuk mund të na thotë që kemi probleme me prokurimet publike sepse do ti sfidojmë dhe do të ndiheshin në turp”, tha Rama.
Rama foli edhe për platformën online e-albania, që sipas tij ka hequr të gjitha zyrat e pritjes.
“Qytetarët nuk kanë pse të rrinë në radhë dhe të humbasin kohë, energji, por edhe bakshish për të marrë një leje, apo edhe një dokument. Ndërkohë cdo gjë tani është në internet”, u shpreh Rama
Sa i takon procesit të integrimit, Rama tha: “Kemi ecur përpara në procesin e integrimit të BE dhe duam të bëhemi anëtarë brenda kësaj dekade. Kemi një plan ambicioz me KE për të përmbyllur negociatat brenda 2027. Është një dritare që nuk do të qëndrojë gjithmonë hapur gjithmonë. Kështu që duhet të bëjë gjithçka mundemi për të mos e humbur. Duke përdorur Inteligjencën Artificiale po e bëjmë këtë punë në një mënyrë të ndryshme me një shpejtësi krejt tjetër”.