Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, është takuar me Donald Trump Jr, djalin e presidentit amerikan Donald Trump, sot në Beograd.
Vuçiq në Instagram shkroi se ishte një “një bisedë e përzemërt” dhe tha se folën për marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Serbisë
‘Një bisedë e përzemërt me Donald Trump Jr, djalin e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, rreth marrëdhënieve dypalëshe midis Serbisë dhe SHBA-së dhe temat aktuale që formësojnë skenën politike dhe ekonomike globale. Theksova rëndësinë e marrëdhënieve ekonomike dhe politike ndërmjet Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara dhe theksova rëndësinë e bashkëpunimit strategjik mes dy vendeve dhe projekteve të përbashkëta në vitet e ardhshme. Ky takim simbolizon angazhimin për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe punën së bashku për të adresuar sfidat globale”, ka shkruar Vuçiq.
Donald Trump Jr është biznesmen dhe nënkryetar ekzekutiv i Organizatës Trump.
Trump Jr në Beograd ka qenë edhe vitin e kaluar ku u takua me biznesmenë serbë në një darkë për të diskutuar perspektivat e investimeve në Serbi.
