Kosova në hendboll po kryen përgatitet e fundit për ndeshjen me Ukrainën

by Nexhat

Në prag të ndeshjes së rëndësishme kundër Ukrainës, Kombëtarja e Kosovës në hendboll ka nisur grumbullimin e saj të dielën dhe po punon nën drejtimin e përzgjedhësit Bujar Qerimi.  

Skuadra ka qenë e kompletuar plotësisht të hënën dhe ka vazhduar ditët në vijim me stërvitje që të kenë formën më të mirë të mundshme për ndeshjen e së enjtes ndaj Ukrainës. 

banner

Ndeshja kundër Ukrainës, që zhvillohet në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, është pjesë e fazës së dytë të kualifikimeve për Euro 2026.  

Përzgjedhësi Bujar Qerimi ka kërkuar përkrahje të mëdha për ndeshjen me Ukrainën.  

“Pres që me përkrahjen e shikuesve të luajmë tetë kundër shtatë. Me përkrahje, lojtarët ofrojnë dukshëm më shumë. Gjasat për kualifikim në Evropian janë reale. Këta djem do të bëjnë çdo gjë që është e mundur”, deklaroi Qerimi

Qerimi theksoi edhe rëndësinë e pikës së fituar kundër Holandës, favorites së grupit: “Pika që kemi fituar ndaj Holandës është me rëndësi të madhe. Kjo gjeneratë e lojtarëve ka bërë shumë për hendbollin. Është ëndërr e të gjithëve të arrijmë kualifikimin në Evropian”. 

Me përpjekjet e lojtarëve dhe përkrahjen e tifozëve, Kombëtarja e Kosovës synon të shkruajë një faqe të re të suksesit në hendboll

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy