“Ne jemi gati të bëjmë këtë hap”: Zelensky jep më shumë detaje mbi bisedimet SHBA-Ukrainë

by Nexhat

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, ka dhënë më shumë detaje se si kanë vazhduar bisedimet me ekipin amerikan në Jeddah gjatë ditës.

Zelensky nuk ishte i pranishëm në bisedime – në vend të kësaj Ukraina u përfaqësua nga shefi i zyrës së Zelensky Andriy Yermak, këshilltari i vendit për sigurinë kombëtare dhe disa ministra të jashtëm dhe të mbrojtjes.

banner

Në fjalimin e tij me video të martën vonë, Zelensky thotë se propozimi i Ukrainës për këtë takim përbëhej nga tre pika: “Armëpushimi nga ajri dhe deti… lirimi i të burgosurve… dhe kthimi i fëmijëve ukrainas që u dërguan në Rusi”.

Ai shton se “kishte një propozim specifikisht nga pala amerikane që menjëherë të hidhej hapi i parë përtej kësaj dhe të përpiqej të vendosej një armëpushim i plotë për 30 ditë” përgjatë gjithë vijës së frontit.

“Ukraina e pranon këtë propozim, ne e konsiderojmë pozitiv, ne jemi të gatshëm të ndërmarrim këtë hap”, tha Zelensky, duke theksuar përsëri se SHBA-ja tani “duhet të bindë Rusinë për ta bërë këtë”, ka rapportuar BBC, transmeton Informim.net

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy