Salah zgjidhet lojtari i muajit shkurt në Ligën Premier, barazon rekordin e madh

by Nexhat

Ylli i Liverpoolit, Mohamed Salah është bashkuar në kryesimin e lojtarëve që kanë fituar çmimin ‘Lojtari i Muajit’ në Ligën Premier, pasi sot (e premte) e pranoi çmimin si më i miri i muajit shkurt.

Salah po kurorëzon një super-sezon në Ligën Premier, ku përveçse janë afër të fitojnë titullin me Liverpoolin, ai ka shënuar 27 gola dhe 17 asistime.

banner

Vetëm gjatë muajit shkurt, egjiptiani ishte i përfshirë në shënimin e dhjetë golave në kampionat, duke fituar kështu çmimin ‘Lojtari i muajit’.

“Mohamed Salah është i pamëshirshëm. Mbreti i Egjiptit lojtari i muajit shkurt”. Thuhet në njoftimin e faqes zyrtare të Ligën Premier

Me këtë arritje, ylli egjiptian ka barazuar rekordin prej 7 çmimeve ‘Lojtari i muajit’ në Ligën Premier, rekord që mbahej nga Harry Kane dhe Sergio Aguero.

“Asnjë lojtar nuk ka fituar më shumë çmime Lojtari i Muajit se Mohamed Salah. Ai barazohet me Harry Kane dhe Sergio Aguero në shtatë”, thuhet në njoftim.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy