Qendra Rajonale e Trashëgimisë Kulturore në Prizren ka njoftuar se përfunduar hartimin e projektit për ndërhyrje restauruese dhe konservuese të Shtëpisë së Vehbi Haxhiut në Prizren.
Sipas kësaj qendre ky është një aset i rëndësishëm i trashëgimisë kulturore në Qendrën Historike të Prizrenit.

“Kjo shtëpi, e ndërtuar në fillim të shekullit XX, është një dëshmi e vlefshme e jetës shoqërore dhe kulturore të asaj kohe”, thuhet në njoftimin e QRTK-së,
Gjithashtu sqarohet se Shtëpia e Vehbi Haxhiut, ende shërben për banim për pasardhësit e familjes, dhe se “do të rikthehet në shkëlqimin e saj origjinal, duke ruajtur historinë dhe identitetin e Prizrenit”.

Zbatimi i punimeve, sipas QRTK-së, pritet të fillojë së shpejti nën mbikëqyrjen e punonjësve të saj dhe me financim nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.