Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK), në Hagë, në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit dëshmitari me kodin (03540) tha se gjatë vitit 1998 si rojtar pyllit ishte ndalur nga ushtarët e UÇK-së dhe për 56 dite ishte keqtrajtuar dhe maltretuar fizikisht.
Fillimisht dëshmitari në pyetjen e prokurori special Ward Ferdinandusse tha se Latif Gashi i kishte dhënë urdhra ushtarëve të UÇK që të njëjtit ta maltretonin dhe keqtrajtonin, duke shtuar se duart dhe sytë i kishte të lidhura, raporton “Betimi për Drejtësi”
Po ashtu dëshmitari tha se nga vet Latif Gashi ishe detyruar që të nënshkruante një dokument në të cilin thuhej se më kurrë nuk do ta shkelte tokën e Kosovës, dhe se nuk ishte maltretuar dhe keqtrajtuar fizikisht dhe psiqikisht nga ushtarët e UÇK-së.
Sipas tij nga Latif Gashi i kishte thënë se nëse nuk do ta nënshkruante këtë dokument do ta vrisnin.
Dëshmitari sqaroi se kur ishte zhvilluar procesi gjyqësorë në Prishtinë ndaj Latif Gashit kishte prezantuar këtë dokument, por se të njëjtin nuk ishte pranuar nga Gjykata nën arsyetimin se ishte dokument i falsifikuar.
Sipas dëshmitarit, së bashku me të ishin të ndaluar edhe Sabit Berisha, e që të njëjtin tij, ushtarët e UÇK-së e kishin ndaluar dhe keqtrajtuar nën arsyetimin se ishte bashkëpunëtor i Serbisë.
Tutje, ai tha se së bashku me të ishte i ndaluar edhe një person tjetër me emrin Osman Sinani të cilit e kishin rrahur deri në vdekje ushtarët e UÇK-së, po ashtu nën arsyetimin se edhe ky ishte bashkëpunëtor i Serbisë.
Dëshmitari sqaroi se lajmin se e kishin rrahur deri në vdekje Osmanin Sinanin ia kishte dhënë personi me emrin Fadil Syejviqi, për të cili dëshmitari tha se nuk dihej se a ishte spiun apo çka, pasi që sipas tij Fadili ishte i vetmi person që nuk ishte maltretuar nga ushtarët e UÇK-së.
Tutje dëshmitari sqaroi se me urdhra të Latif Gashit të gjithë civilët e ndaluar ishin dërguar në një vend për të gropuar dhe për të ndërtuar bunker, por se vetëm atë nuk e kishin dërguar për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore.
Dëshmitari gjithashtu pohoi edhe raportet shëndetësore që flisnin për të, duke sqaruar se në to thuhej se ka thyerje të eshtrave, dëmtim të sistemi nervor, lëndime këto që e bëjë ta paaftë për të punuar.
Dëshmitari po ashtu tha se e kishin dërguar në një shkollë me arsyetimin se do të dilte para gjykatësit të gjykatës ushtarake, i cili pastaj mohuar se ka qenë spiun, por ishte vetëm një rojtar i thjeshtë.
Dëshmitari sqaroi se vendet e ndalimit ishin në Bare dhe Bajgorë dhe po ashtu pohoi se për Latif Gashin i kishin thënë se ishte oficer ushtarak.
Në një moment dëshmitari tha se kishte dëgjuar ushtarët e UÇK-së duke thënë njëri-tjetrit më “lër ta vras t’ia q. nanen serbe”.
Tutje ai tha se data e lirimit të tij pas 56 ditësh ndalimi ishte 26 shtatori i vitit 1998.
Dëshmitari në fjalë pohoi se është me nacionalitet serb.
Seanca vazhdon pas pushimit me marrje në pyetje të dëshmitarit nga mbrojtja e të akuzuarve Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi.