Shqipëria U21 shpall listën për dy ndeshjet e radhës, FSHF merr një tjetër talent nga Kombëtarja e Kosovës

by Nexhat

Kombëtarja shqiptare U-21 do të zhvillojë dy ndeshje miqësore në transfertë ndaj Greqisë dhe Luksemburgut.

Kuqezinjtë nisin të hënën grumbullimin për këto sfida, ndërsa trajneri Alban Bushi ka publikuar listën me 23 lojtarët e ftuar.

banner

Tetë lojtarë vijnë nga klubet e kampionatit shqiptar, ndërsa futbollistët e tjerë aktivizohen në kampionatet jashtë vendit.

Më 21 mars, Shqipëria U-21 do të përballet me Greqinë në stadiumin “Serres Municipal”, në orën 16:00, ndërsa më 25 mars do të luajë kundër Luksemburgut në stadiumin “Georges Woehlfart”, në orën 18:30.

Risi në këtë listë është Luan Simnica i cili ka qenë pjesë e Kombëtares së Kosovës U21, derisa tani do të vazhdoj ta përfaqësojë Shqipërinë.

Dy miqësore të rëndësishme për skuadrën e 21-vjeçarëve dhe stafin teknik, të cilat do të shërbejnë për konsolidimin e grupit dhe evidentimin e elementeve të reja. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy