Arrestohet hajni i disa vjedhjeve në Han të Elezit

by informim

Njësia e hetimeve e stacionit të policisë në Han të Elezit, nën autorizim të prokurorit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj ka marrë të gjitha veprimet e nevojshme dhe kishte nisur hetimet për disa vjedhje dhe tentim vjedhje që kanë ndodhur në Han të Elezit.

Policët hetues pas një pune intenzive, grumbullimit të informacioneve në terren, shikimit të kamerave të sigurisë, kanë arritur që të sigurojnë prova të mjaftueshme dhe të identifikojnë të dyshuarin “N.R (M/K) i moshës 37 vjeçar, e më pas, sot rreth orës 08:50 ta arrestojnë, i cili dyshohet se ka kryer vjedhje dhe tentim vjedhje në Han të Elezit :

banner

– Me datën 13.03.2023 në rrugën ‘’ Imri Curri’’ në Han të Elezit  është vjedhur një sasi e parave në kasafortën e Xhamisë.

– Me datën 13.05.2023 në rrugën ‘’Deshmoret e Kombit” në Han të Elezit është vjedhur nga kasaforta e Xhamisë së qytetit një sasi e parave

– Me datën 03.06.2023 në rrugën ‘’Deshmoret e Kombit’’ në Han të Elezit  është tentuar për tu vjedhur kasaforta e Xhamisë së qytetit . 

– Me datën 16.06.2023 në rrugën ‘’Deshmoret e Kombiti’’ në Han të Elezit është tentuar për tu vjedhur kutia  e Xhamise (ku mbildhen para per ndihma humanitare)

– Me datën 19.06.2023 në rrugën ‘’Deshmoret e Kombit’’është tentuar për të vjedhur në Xhaminë e qytetit dhe janë demoluar orenditë”, njofton policia.

I dyshuari N.R është shoqëruar në stacionin e policisë në Han të Elezit dhe pas intervistimit të tij nga policët hetues, në prani edhe të avokatit mbrojtës, me vendim të prokurorit të rastit është ndaluar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy