Barcelona planifikon të nënshkruajë me një sulmues anësor dhe një mbrojës krahu këtë verë

by Nexhat

Klubi katalunas, Barcelona thuhet se ka vendosur për objektivat e saj për afatin kalimtar të verës së këtij viti, ku dy janë pozitat që synon të përforcohet.

Sipas mediumit Relevo, drejtori sportiv i klubit, Deco, është në kërkim të një sulmuesi anësor me përvojë me një histori të provuar në ligat kryesore.

banner

Barcelona po shqyrton disa lojtarë të njohur dhe marrëveshja e mundshme pritet të kushtojë nga 60 deri në 70 milionë euro.

Për më tepër, klubi nga Camp Nou planifikon të nënshkruajë edhe me një mbrojtës krahu të aftë për të luajtur në të dy anët.

Vihet re se, për momentin, Barcelona ende nuk e di se sa do të mund të shpenzojë për transferime këtë verë, pasi buxheti do të varet nga respektimi i rregullave të Fair Play Financiar.

Përveç kësaj, planet e klubit mund të ndryshojnë në varësi të faktit nëse ata e fitojnë titullin këtë sezon apo Ligën e Kampionëve

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy