Agjentët e kanë ofruar Van Dijkun te Real Madridi – por Los Blancos e refuzuan vetëm për një arsye

by Nexhat

Agjentët i kanë ofruar Real Madridit mbrojtësin e Liverpoolit, Virgil van Dijk.

OkDiario raporton se agjentët e tij kanë folur me PSG dhe kanë zhvilluar negociata edhe me Bayern Munichun.

banner

Ata gjithashtu ia ofruan Real Madridit javën e kaluar

Reali megjithatë e hodhi poshtë propozimin për shkak të shqetësimeve në lidhje me moshën e lojtarit. Van Dijk do të mbushë 34 vjeç në korrik.

Kjo u zbulua nga eksperti kryesor i Okdiario, Eduardo Inda, kur foli në El Chiringuito: “Van Dijk është një nga mbrojtësit më të mirë në 10 vitet e fundit dhe i është ofruar Real Madridit”.

“Real Madridi ka thënë jo sepse e konsideron atë të vjetër. Ai është në një gjendje fizike të jashtëzakonshme, por është pothuajse 34 vjeç”, ka potencuar më tej Inda

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy