Mbahen homazhet për vdekjen e Margarita Xhepës, flet i biri: E mbylli siç e deshti Zoti!

by Nexhat

Ditën e sotme po mbahen në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit homazhet për ndarjen nga jetë të aktores së njohur shqiptare, Margarita Xhepa.

Djali i saj, aktori Ndriçim Xhepa, ka thënë se e ëma e tij e mbylli ashtu siç e donte Zoti.

banner

Ai ka thënë gjithashtu se ajo deri pak kohë para se të ndërronte jetë, e kishte një dëshirë të brendshme për të bërë një film, pavarësisht se nuk kishte mundësi fizike.

“Të jem i sinqertë, çfarë porosish mund të jepte. Kreu jetën e saj në mënyrë normale, pavarësisht se pati disa probleme tani javët e fundit të karakterit shëndetësor, të karakterit të pulmoneve. Edhe lodhjet e vetë viteve bëjnë të vetën, normale. Por ajo kishte një natyrë të vetën të çuditshme që kur binte muhabeti në momente të shkëputura, e thoshte që për në skenë nuk kam mundësi më.

Kurse te filmi e kishte një dëshirë që të bënte diçka tjetër. Por them se e mbylli ashtu siç e deshte Zoti, që roli i fundit që bëri me Spartak Pecanin në Bolero në vilën e Pleqve, sikur përkoi edhe me jetën ashtu siç erdhi edhe finalja e mbylljes së jetës së saj.

Mesa duhet kjo ishte edhe perdja e jetës që mbylli, si perdja e skenës. Por rëndësi ka mënyra sesi po respektohet sot, nga figura të ndryshme, por edhe pafund njerëz që janë publiku i atyre që ajo ka lënë në skenë. Kjo është kënaqësia më e madhe që mund të marrin vetë familjarët, por edhe ajo në shpirtin e saj që sot largohet nga kjo botë”, tha Ndriçim Xhepa. (A2 Televizion)

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy