Trajneri i ri i kombëtares braziliane të futbollit thuhet të jetë Jorge Jesus, sipas mediave amerikano-jugore, të cilët shtojnë se postin e ri do ta marrë në muajin maj.
Në bankinën e kombëtares Selecao, Jesus do të zëvendësojë Dorival Junior, i cili u shkarkua pas humbjes bindëse 4-1 nga Argjentina në kualifikueset e Kupës së Botës.
Portugezi ka kontratë me Al Hilalin dhe Federata Braziliane e Futbollit është gati të paguajë rreth 2.5 milionë euro për zgjidhjen e parakohshme të kontratës me klubin saudit dhe për ta sjellë në postin e trajnerit.
Nëse Jesus largohet nga Al Hilal para qershorit, ai nuk do ta drejtojë klubin e tij aktual në Kupën e Botës për Klube.

Jesus pritet të nënshkruajë një kontratë me kombëtaren braziliane deri në fund të Kupës së Botës 2026 dhe do të ketë afërsisht 20 për qind të asaj që fiton në futbollin saudit në ekipin kombëtar brazilian.
Sipas informacioneve të fundit, ai fitoi 11 milionë euro në sezon në Al Hilal, që do të thotë se në kombëtaren braziliane do të fitojë vetëm 2.2 milionë euro në vit.
Megjithatë, ai do të ketë bonuse të larta në rast të suksesit me Brazilin, dhe një kontratë të ngjashme me Flamengon ka nënshkruar në vitin 2019.
Klubi brazilian nuk ka paguar si evropianët, por ka pasur edhe shpërblime të mëdha për rezultatet e arritura. Ai kishte bonuse për fitimin e trofeve në kampionatin vendas si dhe Copa Libertadores, dhe gjithashtu kërkoi që Kupa e Botës për Klube të përfshihej në listë.
Nga katër trofetë, ai fitoi dy para se të kthehej në Benfica për të arritur në Arabinë Saudite nëpërmjet Fenerbahces.
Ky ekspert 70-vjeçar ndjek të gjitha ndeshjet e kombëtares braziliane dhe kështu i njeh mirë të gjithë futbollistët brazilianë, gjë që e ndihmon kur shpall listën e parë të kombëtares.