Dramë në kryeqytet, Prishtina fiton ndaj Vëllaznimit

by Nexhat

Sigal Prishtina ka fituar çerekfinalen e parë të “Play-off”-it ndaj Vëllaznimit në dramën e zhvilluar në kryeqytet me shifrat 71:69 (17:28, 19:8, 18:18, 17:15).

Sfidën shumë më mirë e nisën kuqezinjtë, duke pasur deri në 14 pikë epërsi në dhjetëminutëshin e parë 11:25, derisa fituan këtë pjesë 17:28. Por, bardhekaltrit u rikthyen furishëm në periodën e dytë, për të përmbysur shifrat në 34:30, ndërsa pjesa e parë përfundoi 36:36.

banner

Pjesa e dytë ishte shumë interesante, ku drama ndodhi në sekondat e fundit. Mysafirët po fitonin 65:69, një minutë nga fundi, por Daniel Lekndreaj ishte vendimtar me katër pikë radhazi dhe një kërcim në sulm, derisa pikët e fitores i shënoi Olin Carter

Daniel Lekndreaj ishte më i miri te vendasit me 18 pikë e nëntë kërcime, kurse te mysafirët Don Polloshka kishte 13 pikë e shtatë asistime

Ndeshja e dytë zhvillohet në Gjakovë të shtunën mbrëma. Skuadra që shënon dy fitore kualifikohet në gjysmëfinale

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy