Etrit Berisha mund të kthehet në Suedi pas një pauze disa mujore  

by Nexhat

Etrit Berisha është pranë një rikthimi të mundshëm në futbollin suedez, pasi skuadra e Hackenit ka mbetur pa portierin e parë, Andreas Linde, i cili do të mungojë për një kohë të gjatë për shkak të një lëndimi. 

Sipas, “Football Transfers”, Linde pritet të mungojë nga fusha për dy deri në tre muaj për shkak të një dëmtimi muskulor. 

banner

Berisha aktualisht është pa klub, që prej largimit nga Empoli në verën e vitit të kaluar.  

Rikthimi në Suedi do të ishte një hap i natyrshëm për 36-vjeçarin, i cili më herët ka luajtur për Kalmarin në këtë kampionat. 

Berisha ka bërë karrierë të gjatë në elitën e futbollit italian, duke mbrojtur portat e Atalantës, Lazios, SPAL-it, Torinos dhe Empolit, duke regjistruar gjithsej 163 ndeshje në Serie A

Përfaqësuesi i Shqipërisë ka qenë një pikë kyçe për kombëtaren, me 80 paraqitje dhe pjesëmarrje në dy Kampionate Evropiane: Francë 2016 dhe Gjermani 2024.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy