Spektakël në Francë: Lyon dhe Manchester United ndahen baraz në një ndeshje dramatike

by Nexhat

Lyon dhe Manchester United prodhuan një përballje të zjarrtë në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Evropës, duke barazuar 2:2 në stadiumin e mbushur me tifozë entuziastë në Francë. Ndeshja dhuroi emocione deri në sekondat e fundit, me gola, përmbysje dhe një përfundim dramatik.

Skuadra franceze kaloi e para në epërsi në minutën e 26-të me një gol nga Thiago Almada, duke ndezur atmosferën në tribunat e “Groupama Stadium”.

banner

Megjithatë, Manchester United arriti të reagojë para përfundimit të pjesës së parë. Në minutën e 45+5-të, Leny Yoro shënoi golin e barazimit, duke rikthyer balancën në rezultat dhe duke e mbyllur pjesën e parë në barazim 1:1.

Në pjesën e dytë, tensioni dhe intensiteti u rritën, me të dyja ekipet që kërkonin avantazhin. Ishte Joshua Zirkzee ai që i dha përkohësisht fitoren “Djajve të Kuq” në minutën e 88-të

Por, kur dukej se Manchester United po largohej me fitore, Lyon befasoi në minutën e 90+5-të. Rayan Cherki e dërgoi topin në rrjetë dhe barazoi shifrat në 2:2, duke shpërthyer në festë të gjithë stadiumin.

Ky rezultat e lë gjithçka të hapur për ndeshjen e kthimit që do të zhvillohet në “Old Trafford”, ku një tjetër duel emocionues pritet të vendosë se kush do të kalojë në gjysmëfinale të Ligës së Evropës

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy