Komiteti Disiplinor i Federatës Spanjolle të Futbollit (RFEF) ka hedhur poshtë ankesën e Osasunas në lidhje me inkuadrimin e Inigo Martinez nga Barcelona në ndeshjen e shtyrë të La Ligës të luajtur më 27 mars në Montjuic Stadium.
Klubi i Osasunas e paraqiti këtë apel sepse besonte se nuk ishin respektuar afatet për një lojtar të thirrur për kombëtaren për të luajtur një ndeshje me ekipin e tij.
Rregulloret flasin për pesë ditë kur kishin kaluar vetëm katër, por çelësi ishte se Martinez ishte liruar zyrtarisht nga RFEF nga angazhimi i tij për ekipin kombëtar
Komiteti Disiplinor i RFEF beson se Barcelona kishte të drejtën ta inkuadronte lojtarin në atë ndeshje, pasi ai ishte liruar nga Federata Spanjolle e Futbollit nga skuadra për dy ndeshjet ndërkombëtare kundër Holandës
🚨 El Comité de Disciplina ha desestimado la reclamación de Osasuna por supuesta alineación indebida de Iñigo Martínez https://t.co/8jQ9s68vYe
— MARCA (@marca) April 11, 2025
Në fakt, lojtari nuk ishte thirrur në skuadër dhe po shërohej në klubin e tij nga disa shqetësime të vogla fizike.
RFEF shpjegoi se lojtari me të vërtetë ishte liruar, por Osasuna vazhdoi të ndiqte apelimin e saj. Tani Komisioni i Garave e ka refuzuar ankesën, që do të thotë se rezultati 3-0 në favor të skuadrës Blaugranave është tashmë përfundimtar