Shqiprim Arifi, kryetar i Komunës së Preshevës e ka krahasuar kryeministrin, Albin Kurti me politikanin e ndjerë gjerman, Rudi Dutschke.
Arifi këtë e tha në kuptimin që Dutschke ka qenë një politikan majtist, e që ka përdorur mjete të dhunshme.
Në këtë mënyrë, ai thotë se Albin Kurti përngjan me të – për sa i përket veprimeve politike.
“Te Albini është pak më ndryshe dhe radikalizmi që ai e përdor si mekanizëm në politike-bërje e tij dhe vendimmarrjen e tij, siç ka qenë gazi lotsjellës, rrahja me policisë. Për mua më ka përngjarë me një politikan të viteve 50’ta, Ducke, i cili ka qenë një ekstrem majtist. Më ka përngja me atë”, ka thënë Arifi në Pressing të T7.