Liverpooli do të nënshkruajë me një mbrojtës të ri përkundër qëndrimit të Van Dijk

by Nexhat

Virgil Van Dijk pritet të qëndrojë edhe më tej te Liverpooli, pasi ka një akord për kontratë të re.

Sipas talkSPORT, Liverpool do të kërkojë të nënshkruajë një qendërmbrojtës të ri edhe pse Van Dijk do të qëndrojë në Anfield.

banner

The Reds kanë qenë të lidhur fort me yllin në rritje të Bournemouth, Dean Huijsen, kontrata e të cilit ka një klauzolë lirimi prej 50 milionë funteve.

Nënshkrimi me një qendërmbrojtës të ri do të hapte mundësinë e largimit të një prej qendërmbrojtësve aktualë të tyre.

Gjithnjë sipas talkSPORT, emri më i nxehtë për tu larguar është ai i Jarell Quansah i cili mund të përfundojë te Newcastle United.

Megjithatë, nënshkrimi i Huijsen nuk është aspak i sigurt pasi klube si Chelsea, Arsenal, Real Madrid, Bayern Munich e Barcelona e duan spanjollin e ri.

Gjithsesi edhe nëse nuk arrihet Huijsen, Liverpooli do të transferojë një mbrojtës të ri qendror në verë

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy