Trajneri i Bayernit, Kompany: Presim ndeshje të veçantë ndaj Interit

by Nexhat

Trajneri i Bayern Munich, Vincent Kompany, tha në konferencën për shtyp se pret një “natë të veçantë” në “San Siro” për ndeshjen e kthimit në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve ndaj Interit, duke e quajtur stadiumin “një nga pesë më të mirët në botë.” Ai theksoi se ekipi i tij duhet të përgatitet për qasje të ndryshme nga Interi.

Bayern u mposht 2-1 në ndeshjen e parë në Munich, me Interin që realizoi me Lautaro Martinez dhe Davide Frattesi, ndërsa Thomas Müller shënoi përkohësisht për vendasit.

banner

“Ka netë të veçanta ku nuk duhet shumë për të vendosur një ndeshje, siç ndodhi në takimin e parë,” tha Kompany.

“Duhet të jemi të vetëdijshëm që detajet mund të bëjnë diferencën, si në mbrojtje ashtu edhe në finalizim.”

Trajneri belg tha se ndjen atmosferën e madhe që po krijohet për këtë sfidë:

“Që tani në sallën e shtypit ndjej emocionin. Interi është skuadra më e mirë në Itali për momentin, dhe përballen me më të mirën në Gjermani. Ky është realiteti sipas rezultateve. Është një ndeshje e jashtëzakonshme në një stadium të jashtëzakonshëm.”

Ai e quajti “San Siron” një nga stadiumet më ikonike në botë, përkrah “Camp Nou, Ëembley, Allianz Arena”. Sipas Kompanyt, për Bayernin kjo është një mundësi që lojtarët të rriten në skena të tilla të mëdha.

I pyetur për kritikat ndaj mbrojtësit Kim Min-jae, Kompany u shpreh:

“Nuk është çështje vetëm e një lojtari. Ekipi ka kaluar sfida, me mungesa dhe me grup të limituar në disa raste, por besoj te të gjithë.”

Në lidhje me formacionin për nesër, ai tha se ende nuk ka vendosur mes lojtarëve si Gnabry, Sané, Coman apo Olise, duke shtuar se “nuk ka rëndësi kush nis, por kush është vendimtar në momente kyçe.”

Bayern do të jetë pa Manuel Neuer, Musiala, Upamecano, Hiroki Ito dhe Alphonso Davies, por rikthehen Coman dhe Pavlovic.

Kompany foli edhe për ndryshimet që mund të sjellë Interi:

“Varet nga presioni që do të vendosin. Nëse zgjedhin të jenë agresivë që në nisje, duhet të përgatitemi për këtë. Nëse janë kompaktë dhe luajnë në kundërsulm, atëherë duhet të jemi gati për atë. Ata kanë shumë cilësi, jo vetëm në mbrojtje, por edhe në sulm.”

Për Marcus Thuram, ai u shpreh:

“E njoh që nga Bundesliga dhe po bën hapa të mëdhenj. Është sulmues që krijon raste nga asgjëja dhe detyron kundërshtarët të gabojnë. Shpresoj të mos shfaqë cilësitë e tij nesër.”

Nga fundi i konferencës, Kompany tregoi pak zhgënjim ndaj pyetjeve të vazhdueshme për të ardhmen e tij nëse Bayerni nuk kalon më tej:

“Gjithmonë flisni për çfarë ndodh nëse humbasim, jo nëse fitojmë. Në këtë nivel nuk arrihet asgjë me mentalitet frike. Jemi një hap larg gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve dhe tre ndeshje larg titullit të Bundesligës – nëse kjo nuk është mundësi, atëherë çfarë është?”

Ai përfundoi me një mesazh optimist: “Nuk kemi pse të mendojmë për të shënuar dy, tre apo katër gola. Mjafton të fitojmë”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy