Pep Guardiola ka identifikuar zëvendësuesin e Ederson teksa po synon të heq qafe reprezentuesin brazilian i cili po vuan nga lëndimet.
Ederson ka qenë zgjedhja e parë e portës për Manchester Cityn që nga viti 2017 dhe ka fituar disa tituj të Ligës Premier dhe Ligën e Kampionëve.
Sidoqoftë, portiere brazilian është duke u ballafaquar me një lëndim që nga fillimi i sezonit, që ka shtyer Guardiolën ta kërkojë zëvendësuesin e tij.
Sipas The Mirror, ‘Qytetarët’ po planifikojnë që të shpejtojnë negociatat për portierin portugez Diogo Costa, i cili ka një klauzolë lirimi prej 63 milionë eurosh tek Porto dhe një kontratë e cila skadon në vitin 2027.

Kampioni në fuqi i Anglisë e konsideron këtë klauzolë tejet të lartë, ata kanë besim se mund ta transferojnë atë për 50 milionë euro këtë verë.
Ish-legjenda e Ligës Premier, David James, ka këshilluar Cityn që ta konsiderojë portierin e Liverpoolit, Caoimhin Kelleher si zëvendësues të Ederson.
Ekipi i Pep Guardiolës do të rikthehet në aksion në mesjavë ku do të presin në shtëpi Aston Villan