Imzot Dodë Gjergji uron Festën e Pashkëve

by Nexhat

Imzot Dodë Gjergji i ka uruar besimtarët për festën e Pashkëve. Ai para shumë besimtarëve në Meshën në Katedralen “Nënë Tereza”, në Prishtinë , foli për këtë ditë të rëndësishme.

Ai më herët në mesazhin e tij tha se edhe pse kjo Pashkë na gjen në një botë të përgjakur, në një Europë të përçarë dhe në një Kosovë që rënkon nën barrën e papërgjegjësisë politike, pasigurisë për të ardhmen dhe ndarjeve të panevojshme, janë të ftuar të ruajmë qetësinë e shpirtit, shkëlqimin e shpresës dhe ngushëllimin e fesë.

banner

Ndryshe të dielën në ditën e Pashkës, në orën 11:00 mbahet meshë në Katedralen ‘Shën Nënë Tereza’.

Ndërsa në orën 19:00 organizohet pritja solemne e Pashkës, e cila do të mbahet në Qendrën “BogdaniPolis” që gjendet nën Katedralen ‘Shën Nënë Tereza’.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy