Onana do të largohet në verë, United tanimë i ka caktuar çmimin

by Nexhat

E ardhmja e Andre Onanas nuk pritet të jetë në Old Traford, pasi portieri mund të largohet nga Manchester United në verë.

Gabimet e shumta që ka bërë në dy vitet e fundit, kanë bërë që drejtuesit e Man Utd të mos e presin më kamerunasin

banner

Sipas Mirror, Man United do të mendojë për shitjen e Andre Onanës vetëm nëse marrin një ofertë më të madhe se 20 milionë funte

Pavarësisht gafave të herëpashershme, 29-vjeçari mbetet portieri titullar i Ruben Amorimit dhe kjo ka gjasa të mbetet kështu edhe për sezonin e ardhshëm.

Megjithatë, United shpreson se do të ketë interes për të pasi shitja mund të ndihmojë klubin të respektojë Rregullat e Fitimit dhe Qëndrueshmërisë

Klubet saudite kanë shfaqur interes për Onanën në të kaluarën dhe Man United shpreson se ky interesim do të ringjallet

Djajtë e Kuq kanë disa emra në listë për ta zëvendësuar Onanan, me portierin anglez Aaron Ramsdale si favoriti kryesor.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy