Eintracht Frankfurt aktualisht po lufton për kualifikimin në Ligën e Kampionëve dhe në të njëjtën kohë, për të mbajtur dy lojtarë kyç.
Të dy mesfushori Hugo Larsson dhe sulmuesi Hugo Ekitike mbeten në radarin e shumë klubeve të mëdha evropiane
Pavarësisht eliminimit nga Liga e Evropë nga Tottenham Hotspur, interesi ndërkombëtar për yjet e Frankfurtit mbetet i fortë.
Të dy lojtarët kanë kontratë me klubin deri në vitin 2029 dhe janë figura kyçe nën drejtimin e trajnerit Dino Toppmoller.

Megjithatë, drejtuesit e klubit, të drejtuar nga Markus Krosche, kanë dërguar një mesazh të qartë: vetëm ofertat e jashtëzakonshme do të merren parasysh.
Për Hugo Larsson, i cili iu bashkua Frankfurtit nga Malmo për 9 milionë euro çmimi i kërkuar është të paktën 60 milionë euro.
Reprezentuesi suedez ka luajtur 42 ndeshje këtë sezon dhe shihet si i pazëvendësueshëm në mesfushën qendrore, derisa interesim për të kanë shprehur Arsenal, Man City dhe Chelsea.

Edhe më e lartë është çmimi për sulmuesin francez Hugo Ekitike i cili është shëndrruar në një makineri golash.
Për sulmuesin francez, i cili ka shënuar 21 gola dhe ka asistuar në nëntë të tjerë në 43 ndeshje zyrtare, Eintracht thuhet se tani kërkon të paktën 100 milionë euro.
Edhe për Ekitiken skuadrat e interesuara janë nga Liga Premier me Arsenal, Chelsea dhe Liverpool.