Kisha Protestante Ungjillore e Kosovës / Pashka sjell shpresë për të gjithë!

by Nexhat

Mesazh nga Pastor Artur Krasniqi

Sa herë e festojmë Pashkën, qëndrojmë përpara një kryqi të zbraztë. Jam i vetëdijshëm që ky simbol është i urryer nga kaq shumë njerëz në vendin tonë. Shumë shpesh kam takuar shqiptarë që kanë një urrejtje të papërshkrueshme ndaj kryqit. Ndoshta, kjo edhe për shkak të shumë ngjarjeve historike që kishin ndodhur në vendin tonë.

banner

Por, Perëndia e kishte menduar pikërisht kryqin si një simbol pajtimi edhe faljeje. Bibla thotë se para 2000 vitesh Jezusi kishte ardhur në këtë botë dhe ai shkoi në kryq që të paguajë për fajet e mëkatet tua dhe të miat. Ai vdiq në kryq, jo vetëm për ty; ai vdiq në kryq në vendin tënd, duke marrë mbi vete fajet dhe mëkatet tona.

Por, ky tregim nuk përfundon vetëm këtu. Do të ishte i pafuqishëm nëse këtu do të përfundonte. Por Bibla thotë, ditën e tretë, Jezus Krishti u ringjall së vdekuri. Ai e mundi armikun tonë më të madh: vdekjen. Për këtë arsye ne e festojmë Pashkën, ringjalljen e Jezus Krishtit!

Pashka nuk është vetëm një festë fetare. Është një festë që secili prej nesh duhet ta festojmë sepse kujtojmë ringjalljen triumfuese të Jezus Krishtit mbi pushtetin e vdekjes.

Mik i dashur, kryqi është simboli më i madh i dashurisë së Perëndisë për ty. Perëndia aq shumë ka dashur e të do ty, saqë ai të thërret që të pajtohesh me të. E Pashka, na kujton, fuqinë e ringjalljes së Jezusit.

Prandaj, në këtë kohë feste, dëshiroj të ftoj secilin prej jush që ta njihni Jezusin edhe fuqinë e ringjalljes së tij.

Amen.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy