GJAKOVË/ Aktakuzë ndaj një personi, ngacmoi seksualisht të miturën në një shkollë të mesme

by Nexhat

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë kundër një personi me inicialet D.Ll., për veprën penale “Ngacmimi Seksual”.

Në njoftim bëhet e ditur se, i dyshuari të miturën e ka ngacmuar në Shkollën e Mesme të Ulët “M.K.”.

banner

”Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që të pandehurin ta shpallë fajtor dhe të dënohet sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë, gjithashtu të pandehurit ti vazhdohet masa e paraburgimit deri në aktgjykimin e plotfuqishëm”, thuhet mes tjerash në njoftim.

Komunikata:

Aktakuzë për ngacmim seksual

Gjakovë, 22 prill 2025 – Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm, njofton opinionin publik, se ka ngritur aktakuzë, kundër të pandehurit me inicialet D.Ll., për veprën penale “Ngacmimi Seksual” nga neni 183 par.4, lidhur me par.1, të KPRK-së.

Sipas aktakuzës, ndër tjera ceket se i pandehuri me inicialet D.Ll., me datë 26.03.2025, në Gjakovë, saktësisht në Shkollën e Mesme të Ulët “M.K.”, e ngacmon seksualisht personin tjetër, e cila është viktimë e ndjeshme për shkak të moshës, duke u përfshirë në sjellje të padëshiruar verbale të natyrës seksuale ndaj  të dëmtuarës/e mitur, veprime këto me të cilat të dëmtuarës/e mitur, i ka cenuar dinjitetin dhe i ka krijuar mjedis objektivisht frikësues, degradues dhe poshtërues

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që të pandehurin ta shpallë fajtor dhe të dënohet sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë, gjithashtu të pandehurit ti vazhdohet masa e paraburgimit deri në aktgjykimin e plotfuqishëm

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy