Avokati i njërit nga të dyshuarit për vrasjen e rreshterit Lika: Klienti im ka alibi, thotë se ka qenë me të fejuarën

by Nexhat

Avokati i Rilind Muratit, Musa Kongjeli, pas seancës në Gjykatën Themelore në Ferizaj është deklaruar për media.

“Sipas Prokurorisë ata dyshohet se ata kanë kryer veprën penale “Vrasje e rëndë” në bashkëkryerje. Prokuroria deri tani me provat që ka siguruar deri tash, kuptohet që Policia përmes autorizimit të prokurorisë, është bazuar në provat materiale kështu që është në hetim e sipër, është duke u bërë grumbullimi i provave tjera”, tha ai.

banner

“Unë si mbrojtës i Rilindit duke u bazuar në ato prova që i kemi deri tani, konsiderojmë klienti im nuk është i përfshirë në këtë vepër penale kështu që prokuroria pretendon se ai ka qenë një nga anëtarët e grupit që në bashkëpunim me anëtarët tjerë kanë planifikuar dhe kanë përgatitur veprën penale”, shtoi ai.

“Klienti im kategorikisht e refuzon që ka qenë i involvuar në çfarëdo forme. Ai e përdor si alibi thotë se prej orës 10 në mbrëmjë deri në orën 3 të mëngjesit ka qenë me të fejuarën e tij, me të cilën ka martesë te hoxha, dhe thotë se s’ka të bëjë me të.

“Ai e përmend njërin nga ta që është shoqëruar aty, Vatan…”, tha ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy