Avokatja: Në kërkesën për paraburgim të të dyshuarve vrasja e policit s’përmendet se ka “lidhmëri ideologjike”

by Nexhat

Avokatja e Diamand Gashit, njërit nga të dyshuarit për vrasjen e rreshterit Muhamed Lika, Fehmie Gashi pas përfundimit të seancës në Gjykatën Themelore në Ferizaj, para gazetarëve ka thënë se në kërkesën për paraburgim nuk përmendet që rasti ka “lidhshmëri ideologjike, fetare, islamiste”.

Ajo ka kërkuar nga prokurori i çështjes dhe kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj që të japin sqarime për këtë.

banner

“Ajo çka mund të them për juve dhe opinionin në këtë fazë dhe gjatë gjykimit unë kërkova prokurori i çështjes që së bashku me kryeprokurorin e Ferizajt, Burim Çerkini, të dalin edhe një herë të japin sqarime që kjo vrasje askund nuk është përmend në kërkesën e paraburgimit se ka lidhmëri ideologjike, fetare, islamiste, siç po e përdorin mediat e informimit për arsye se është edhe një rrethanë tjerët, është edhe me Kodin Penal të Kosovës, edh me konventa ndërkombëtare dhe me Kushtetutë të Kosovë, ju e dini ekziston rregulla e prezumimit të pafajësisë derisa aktgjykimi ta marrë formën e prerë mandej në këtë rast në njëfarë mënyrë po etiketohet familja e tyre”, tha ajo.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy