IPK rekomandon suspendimin e tre zyrtarëve policorë në Gjakovë, arrestohet njëri prej tyre – i caktohet masa e ndalimit për 48 orë

by Nexhat

Arrestohet një zyrtar policor nën dyshimin për veprën penale “ndihma gjatë kryerjes së veprës penale” sot në Gjakovë.

Kështu u bë e ditur përmes një njoftimi nga Inspektoratit Policor i Kosovës.

banner

Sipas njoftimit të njëjtit me aktvendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë

“Duke ju referuar kontrollit të realizuar sot nga Inspektorati Policor i Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore Gjakovë dhe me autorizim të lëshuar nga gjyqtari i procedurës paraprake, hetuesit e IPK-së kanë arrestuar një zyrtar policor me dyshimin për veprën penale “ndihma gjatë kryerjes së veprës penale”. Të njëjtit me aktvendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”, thuhet në njoftim.

Tutje në njoftim thuhet se lidhur me rastin e njëjtë dy zyrtarë policorë hetohen në procedurë të rregullt me dyshimin  për veprën penale “zbulim i fshehtësisë zyrtare”

“Si pjesë e procedurave administrative IPK ka rekomanduar suspendimin e këtyre zyrtarëve (tre zyrtarëve policorë) të përfshirë si të dyshuar në këtë rast”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy