PRISHTINË/ Pamje nga vendi ku dyshohet se u plagos një person, policia po e kontrollon krejt Emshirin

by Nexhat

Një person dyshohet të jetë plagosur në lagjen Emshir në kryeqytet por që i njëjti është jashtë rrezikut për jetë.

Klankosova.tv mëson se i dyshuari për plagosjen është Valton Sadiku dhe se i njëjti është arratisur nga vendi i ngjarjes.

banner

Në vend të ngjarjes janë policia, të cilët po e kontrollojnë të gjithë lagjen ku dyshohet se ka ndodhur plagosja.

Në lidhje me ngjarjen, Klankosova.tv ka kontaktuar me policinë dhe është në pritje të një konfirmimi zyrtar.

Vërejtje: Personat e përmendur në këtë artikull, sipas ligjeve të Republikës së Kosovës, konsiderohen të pafajshëm deri në vendimin e formës së prerë nga gjykata.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy