Akil Gjakova shkon në çerekfinale të Evropianit me një Ippon spektakolar

by Nexhat

Akil Gjakova ka kaluar në çerekfinale të Kampionatit Evropian të xhudos, i cili po mbahet në Podgoricë të Malit të Zi.

Garuesi kosovar e kaloi të tetën e finales pasi e bëri një hedhje spektakolare të kundërshtarit Victor Sterpu për të fituar me Ippon, .

banner

Më herët, Gjakova, i cili po garon në kategorinë deri në 73 kilogramë, e kaloi rrethin e parë pa luftë, ndërsa në atë të dytë e mposhti francezin Maxime Gobert, i cili pësoi lëndim në gju dhe u tërhoq nga meçi pasi s’mundi të vazhdonte më.

Në rrethin e tretë, Gjakova u tregua më i mirë se kundërshtari moldav për ta siguruar kualifikimin në çerekfinale, ku do të ketë punë me gjeorgjianin Lasha Shavdatuashvili.

Akili synon të fitojë medalje evropiane, njëjtë siç bëri edhe Distria Krasniqi dje. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy