Akil Gjakova ndalet në çerekfinale, medaljen do ta kërkojë përmes repesazhit

by Nexhat

Akil Gjakova është ndalur në çerekfinale të Kampionatit Evropian të xhudos, i cili po mbahet në Podgoricë të Malit të Zi.

Garuesi kosovar u mposht nga gjeorgjiani Lasha Shavdatuashvili në një meç maratonik, shkruan “Gazeta Express”.

banner

Sidoqoftë, përkundër humbjes, Akili do ta ketë një tjetër rast.

Ai do ta kërkojë medaljen përmes repesazhit, ku fillimisht do të përballet me hungarezin Daniel Szegedi

Gjakova e kishte kaluar rrethin e parë në kategorinë deri në 73 kilogramë pa luftë, ndërsa në atë të dytë e mposhti francezin Maxime Gobert.

Në xhiron e tretë, ai fitoi kundër moldavit Victor Sterpu, për t’u ndalur më pas në çerekfinale.

Megjithatë, Akili do ta synojë të paktën medaljen e bronztë të Evropianit nëse tregohet i suksesshëm në repesazh.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy