Meriton Korenica asistoi, Lindon Emërllahu me gol të bukur te Cluj

by Nexhat

Lindon Emërllahu ka lënë gjurmën e tij në mënyrën më të mirë të mundshme, duke realizuar golin e parë me fanellën e Cluj.

Mesfushori kosovar kontribuoi në fitoren e madhe të skuadrës së tij me rezultat 4-1 ndaj Farul Constanta, fitore që siguroi kalimin e Clujit në gjysmëfinalen e Kupës së Rumanisë.

banner

Emërllahu realizoi një gol të bukur në minutën e 50-të të ndeshjes, pas një asistimi të saktë nga Meriton Korenica.

Gjuajtja e tij precize përfundoi në rrjetë, duke vulosur një paraqitje të shkëlqyer personale dhe një fitore të rëndësishme për ekipin.

Emërllahu do të shpresojë që të vazhdojë edhe më me shumë gola, teksa Cluj vazhdon rrugëtimin drejt trofeut të Kupës

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy