Carlo Ancelotti ka pranuar se gabimet e vogla i kanë kushtuar Real Madridit në finalen e Kupës së Mbretit e cila përfundoi me rezultat 3-2 për Barcelonën.
‘Los Blancos’ u rikthyen nga disavantazhi prej 1-0, falë golave të shënuar në pjesën e dytë nga Kylian Mbappe dhe Aurelien Tchouameni, por goli i Ferran Torres e dërgoi ndeshjen në vazhdime.
Teksa dukej se të dy ekipet do të bëheshin gati për penalltitë, Jules Kounde bëri një goditje të fuqishme nga jashtë zonës, për t’i dhënë skuadrës së tij trofeun e Kupës së Mbretit.
Real Madridi tani do të synojë që të ndjekë Barcelonën në garën për titull në La Liga ku momentalisht këta të fundit kanë një epërsi prej katër pikësh teksa kanë mbetur pesë ndeshje për t’u luajtur deri në fund, duke përfshirë ‘El Clasicon’ e 11 majit

Ancelotti ishte pragmatic në vlerësimin e humbjes së Real Madridit në Sevilla teksa shtoi se një keqkuptim mes Luka Modric dhe Brahim Diaz çoi deri tek goli i Kounde.
“A ishte gabimi i Modric apo i Brahim? Brahim mendoi se Luka do ta pasonte topin në këmbën e tij dhe jo përpara”.
“Kounde pastaj godet zhagas dhe fuqishëm në drejtim të portës. Këto janë detaje të vogla të cilat ndonjëherë nuk të kushtojnë dhe ndonjëherë të kushtojnë shumë”, ka thënë Ancelotti
“Në përgjithësi, mendoj se e kishim ndeshjen nën kontroll, por ata ishin në gjendje që të luanin me topa mbrapa nesh dhe pikërisht këtu u bën gjërat e komplikuara, veçanërisht për golin e tyre të dytë”.
“Ne duhet të luftojmë sepse ne dhamë gjithçka, ne konkurruam mirë dhe nuk ka asgjë për t’u ankuar”, përfundoi italiani