Real Madridi do të ndryshojë trajner nga sezoni i ardhshëm, pasi Carlo Ancelotti do të largohet nga klubi.
Megjithatë vazhdon të jetë e paqartë se kush do ta marrë drejtimin e ekipit të parë të Realit me shumë emra të përfolur.
Një nga ta është legjenda Raul Gonzalez, i cili aktualisht është trajner i Real Madrid Castilla.
Megjithatë ka qenë vet legjenda spanjolle që ka konfirmuar se është i lumtur te Castilla.
“Jam i lumtur që jam këtu; jam në vendin që dua të jem”, tha Raul pas ndeshjes së fundit të Real Madrid Castilla.

“Kur të vijë koha për të marrë vendime, do të shohim se çfarë do të ndodhë. Jam i qetë dhe nuk shqetësohem për këtë”.
Raul shprehu gjithashtu respekt për Ancelottin, i cili është nën presion pas rezultateve të fundit.
“Gjëja më e rëndësishme tani është të qëndrojmë të qetë. Ka ende shumë në lojë këtë sezon dhe do të ketë kohë më vonë për të marrë vendime që do të ndikojnë në klub dhe personalisht, mua. Por tani për tani, jam shumë i qetë”, tha Raul.