Interi me mungesa para ndeshjes me Barçën

by Nexhat

Inter po përballet me rritjen e numrit të lojtarëve të padisponueshëm në prag të ndeshjes së parë gjysmëfinale të Champions League.

Përveç pritjes për të pasur në dispozicion Marcus Thuram, i cili pritet të arrijë në Barcelonë, por do të vlerësohet përfundimisht nesër, trajneri Simone Inzaghi duhet të përballet edhe me mungesën e Benjamin Pavard.

banner

Mbrojtësi francez, pas një ndrydhjeje të kyçit të këmbës të pësuar në ndeshjen ndaj Romës, është duke u trajtuar në Milano dhe do të mungojë për takimin e parë gjysmëfinal. Aktualisht, nuk ka asnjë parashikim të saktë për rikthimin e tij në ndeshjen e kthimit.

Kjo është një tjetër goditje për skuadrën zikaltër, e cila gjithsesi mund të mbështetet në rikuperimin e Denzel Dumfries. Edhe pse ende larg formës optimale, prania e holandezit i jep Inzaghi më shumë alternativa në krahun e djathtë, ku në dispozicion janë gjithashtu Bisseck dhe Darmian si zëvendësues të mundshëm për Pavard

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy