Lucio i uron Inzaghit atë që i ndodhi Mourinhos në Barcelonë – veçon dy lojtarë të Interit

by Nexhat

Legjenda e Interit, Lucio, mendon se Simone Inzaghi meriton një natë si ajo e Jose Mourinhos në Barcelonë dhe zgjedh dy lojtarë kyç për Nerazzurrët.

Interi do të luajë sonte kundër Barcelonës në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

banner

Lucio fitoi një tripletë historike me Interin nën drejtimin e Mourinhos në vitin 2010, duke mposhtur skuadrën legjendare të Barcelonës së Pep Guardiolës në gjysmëfinale

Atë herë, ndeshja e dytë u luajt në Barcelonë pas fitores 3-1 të Interit në San Siro. Nerazzurrët humbën 1-0 në Spanjë, por kjo ishte e mjaftueshme për t’u kualifikuar në finale.

“Më kujtohet vrapimi i Mourinhos në fund të ndeshjes; merita për atë arritje do t’i takojë gjithmonë atij”, deklaroi Lucio për Gazzetta.

“I uroj Inzaghit një natë të tillë, ai e meriton për punën që ka bërë”

Megjithatë, Interi i Inzaghit ka humbur tri ndeshjet e fundit në të gjitha garat.

“Fuqia sulmuese e Barcelonës është mbresëlënëse; ata krijojnë raste dhe paraqesin rrezik nga çdo zonë, por aftësia mbrojtëse e Interit, veçanërisht në Ligën e Kampionëve, është po aq e jashtëzakonshme”, argumentoi Lucio.

“Çdo ndeshje është e ndryshme, por kjo skuadër e Interit ka njohuri taktike që i lejojnë të mbrohet në një mënyrë të organizuar. Ata kanë qendërmbrojtës të fortë fizikisht, një frymë ekipi të fokusuar dhe dëshirë për të shkuar deri në fund. Ata gjithashtu kanë një teknikë thelbësore për të luajtur nga mbrojtja dhe për të nisur kundërsulme, veçanërisht Bastoni”, shtoi më tej Lucio

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy