Lamine Yamal po jep një paraqitje sensacionale të mërkurën në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve midis Barcelonës dhe Interit.
Nerazzurrët shokuar vendasit duke arritur një epërsi të hershme 2-0, gjë që dukej se thjesht e frymëzoi adoleshentin
Yamal e përgjysmoi diferencën me një gol individual thjesht brilant dhe më pas goditi shtyllën me një tjetër përpjekje të shkëlqyer
Adoleshenti po e mundonte Interin në çdo rast dhe Erling Halaand, është duke e shikuar nga shtëpia ndeshjen, nuk mund t’u besonte syve.
“Ky djalë është i jashtëzakonshëm”, postoi ai në rrjetet sociale së bashku me një klip të Yamalit në veprim.
Even Erling Haaland can’t help but be impressed by Lamine Yamal 😂 pic.twitter.com/UVaZVqBnaK
— Men in Blazers (@MenInBlazers) April 30, 2025
Heroizmat e Yamalit erdhën në një natë kur ai festoi paraqitjen e tij të 100-të në të gjitha garat për Barcelonën.
Një arritje e jashtëzakonshme duke pasur parasysh se ai është ende vetëm 17 vjeç.
Adoleshenti dukej se ishte në dyshim edhe pak para ndeshjes. Ai dukej se pësoi një dëmtim gjatë ngrohjes, duke shkaktuar shqetësime se do të mungonte, por shtrëngoi dhëmbët dha po jep një shfaqje të shkëlqyer.