Ronaldo pas eliminimit: Ndonjëherë ëndrrat duhet të presin

by Nexhat

“Ndonjëherë ëndrrat duhet të presin. Jam krenar me këtë skuadër dhe me krejt atë që e kemi dhënë në fushën e gjelbër. I falënderoj të gjithë tifozët që kanë besuar në ne dhe që na kanë mbështetur në çdo fazë të rrugëtimit tonë. Mbështetja e juaj nënkupton gjithçka për ne.”

Kështu e ka komentuar Cristiano Ronaldo përmes kanaleve të tij në rrjetet sociale eliminimin e Al Nassr nga Liga e Kampionëve aziatike, e cila ndodhi mbrëmë pas humbjes me rezultat 2:3 nga Kawasaki Frontale.

banner

Edhe pse është 40 vjeç, portugezi nuk ka dhënë shenja të pensionimit, ndërsa u pa me sy të përlotur pas përfundimit të ndeshjes,

Që nga arritja e tij në Arabinë Saudite në janar të vitit 2023, Ronaldo e ka fituar Kupën e Kampionëve arabe me Al Nassr në vitin 2023.

Në këtë sezon, ky ekip ka mbetur 8 pikë prapa liderit Al Ittihad me 5 ndeshje deri në fund të sezonit, ndërsa titullin e fundit Al Nassr e kishte fituar në vitin 2019

Në sezonin e kaluar, Al Nassr kishte shkuar deri në çerekfinale të Championsit aziatik, ndërsa këtë vit u ndal vetëm në gjysmëfinale. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy