Zemaj: Degradimi i lirisë së shtypit lidhet direkt me qasjen e Qeverisë Kurti ndaj mediave

by Nexhat

Lidhja Demokratike e Kosovës është shprehur e shqetësuar me rezultatet e Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit 2025, i cili është publikuar nga organizata Reporterët pa Kufij.

Në një konferencë për media, deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka thënë degradimi i lirisë së shtypit lidhet drejtpërdrejt me qasjen e Qeverisë Kurti ndaj mediave.

banner

Ai ka vlerësuar se gjatë këtij mandati qeveria vazhdimisht ka tentuar ndaljen e fjalës së lirë.

“Për gati katër vjet, pushteti i Albin Kurtit ka sulmuar gazetarët, ka denigruar mediat kritike dhe ka tentuar të heshtë fjalën e lirë. Gazetarët janë etiketuar madje si “bashkëpunëtorë të Serbisë”, si dhe janë përballur me padi strategjike (SLAPP), kërcënime, bojkote e fyerje të përditshme. Kjo qasje armiqësore ka krijuarnjë klimë ku institucionet nuk hezitojnë të ushtrojnë trysnindaj mediave të pavarura: kujtojmë tentativat për të mbyllurtelevizionin kritik Klan Kosova, sulmet fizike ndaj gazetarëvedhe kërcënimet e vazhdueshme në rrjete sociale”, ka thënë Zemaj.

Ai ka treguar se cilat masa duhet të merren për të ndaluar këtë rrëshqitje të rrezikshme.

Sipas tij, depolitizimi i KPM-së, hartimi i legjislacionit të ri që rregullon mediet, depolitizimi i bordit dhe menaxhmentit të RTK-së, mbështetja financiare e transmetuesit publik, ashpërsimi i dënimeve për sulmuesit e gazetarëve, inkurajimi dhe përkrahja e gazetarisë hulumtuese janë masat që duhet të ndërmerren.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy