Federata Evropiane e Gazetarëve: Do të tregojmë në BE e KiE për fushatën kundër gazetarëve, turp për Kurtin e VV-në

by Nexhat

Federata Evropiane e Gazetarëve (EFJ) kanë dënuar fuqishëm fushatën e partisë së kryeministrit në dorëheqje Albin Kurti ndaj gazetarëve dhe AGK-së. Sekretari Gjeneral i EFJ Ricardo Gutierrez, ka thënë se EFJ e konsideron Kurtin bashkëpunëtor në veprime të tilla skandaloze,

EFJ në reagim thonë se sulmet ad-hominem ndaj gazetarëve janë përpjekje për t’i penguar ata dhe ngacmimi e frikësimi i tyre janë të denja për regjimet autoritare.

banner

Për këtë sjellje, Gutierrez ka thënë se do të raportojnë edhe në Këshillin e Evropës, BE dhe Partinë e Socialistëve Evropianë.

“ #Kosova: Federata Evropiane e Gazetarëve – EFJ dënon fuqimisht fushatën e neveritshme të anëtarëve të partisë së Kryeministrit Albin Kurti. Ne e konsiderojmë atë bashkëpunëtor në këto veprime të skandaloze. Sulmi ndaj gazetarëve ad hominem është një përpjekje për t’i penguar ata të bëjnë punën e tyre dhe të vazhdojnë t’i shërbejnë të drejtës së qytetarëve të Kosovës për t’u informuar. Ky ngacmim dhe frikësim është i denjë për regjimet më të këqija autoritare. Ne nuk do të dështojmë ta raportojmë këtë sjellje të turpshme në Këshillin e Evropës, Bashkimin Evropian dhe Partinë e Socialistëve Evropianë. Turp për LV dhe z. Kurti!”, ka thënë Gutierrez

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy