KQZ njofton edhe për shpenzimet e AAK’së për zgjedhje: Gjithsej mbi 337 mijë euro, mbi 72 mijë euro gjoba

by Nexhat

Gjatë ditës së sotme, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar raportet e paaudituara të deklarimit financiar të fushatës zgjedhore të subjekteve politike për Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, 9 shkurt 2025,

Pjesë e këtij raporti të KQZ-së janë edhe shpenzimet eAleancës për Ardhmërinë eKosovës , Nisma Socialdemokrate, Konservatorët dhe Intelektualët, parti të cilat kishin garuar si koalicion.

banner

Në raport bëhet e ditur se ky koalicion ka shpenzuar mbi 17 mijë euro për paga dhe kompenzime.

Ndërkaq, 2 mijë euro i kanë shpenzuar për karburante.

Kurse për ushqim, hapësira, lokale, zyra objekte me qira, radio dhe spotet televizive, e shpenzimet e tjera të reklamave, reprezentacione dhe konferenca, nga kjo parti janë shpenzuar mbi 243  mijë euro.

Në raport bëhet e ditur edhe se partia në fjalë janë gjobitur mbi 72 mijë europ.

Në fund, gjithsej, për periudhën 16 gusht 2024, dhe 9 shkurt të këtij viti, kjo parti ka shpenzuar më shumë se 337 mijë euro.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy